11:42 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Stanaj publikon projektin e ri ‘Sweat’

Albert Stanaj i njohur me emrin artistik Stanaj ka sjellur projektin e ri.

Këngëtari me prejardhje nga Kosova por që ka arritur të depërtoj në tregun ndërkombëtar, Stanaj ka publikuar këngën që e kishte paralajmëruar kohë më parë.

Kënga e tij e re mban titullin ‘Sweat’ dhe është publikuar në të gjitha platformat, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet artisti përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’.

“Kënga ime e re ‘Sweat’ është publikuar në të gjitha platformat, më tregoni çfarë mëndoni për të” ka shkruar Stanaj.

Stanaj numëron disa hite të tjera si ‘Romantic’, ‘Ain’t Love Strange’ dhe ‘The Way I Love Her’./Indeksonline/