10:25 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nis sot xhiroja e tetë e Superligës me 3 superduele

Nis sot xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në futboll me tri përballje që janë në program.

Feronikeli e pret Llapin në derbin e xhiros së tetë, Trepça’89 i shkon Dukagjinit, ndërsa Ballkani pret ta vazhdojë serinë e rezultateve pozitive ndaj Ferizajt në udhëtim, shkruan Indeksonline.

Të gjitha takimet nisin nga ora 14:30.

Të enjten, zhvillohen edhe tri ndeshjet e tjera të kësaj jave, ku takohen Drita -Vushtrria, Flamurtari – Gjilani dhe Prishtina – Drenica./Indeksonline/