20:11 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Statistikat e Rrahmanit ndaj Empolit, kjo ishte nota e tij

Sot u zhvillua takimi ndërmjet Napolit dhe Empolit, duel ky në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Italisë.

Napoli e fitoi këtë ndeshje me rezultatin final në 3:2, në një ndeshje ku nga minuta e parë ishte edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, shkruan IndeksOnline

Rrahmani sonte ishte fantastik ku luajti plotë 90 minuta të plota, i cili largoi tre topa, e bllokoi një goditje, fitoi tre duele në ajër, fitoi dy duele në tokë, kishte 84 prekje dhe 96% e pasimeve të tij ishin të sakta.

Po ashtu, Rrahmani kishte 3 goditje drejt portës ku njëra përfundoi në kornizë.

Ndërsa, nota e tij përfundimtar ishte 7.2.