15:49 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Statistika interesante në ligën e Kampionëve

Ne po përmbledhim disa statistika të Ligës së Kampioneve në këtë edicion, në gjashtë pika.
– Manchester City i Guardiolës është skuadra me më shumë fitore në edicionin aktual. Nga shtatë lojërat e saj, ajo ka fituar gjashtë.
– Liverpool kryeson renditjen e golave, me 28 në favor dhe vetëm 6 kundër (22 është golaverazhi pozitiv). “Reds” ndiqen nga PSG (+19), Manchester City (+13) dhe Real Madrid (+12).
– Tottenham është skuadra me më shumë kilometra të përshkuar, i ndjekur nga Baseli.
– Tri ekipet spanjolle janë midis katër pozicioneve të para në përqindje të posedimit të topit. Barcelona e para (63%), i dyti Manchester City (61%), Sevilla e treta (60%) dhe e katërta Real Madridi (58%).
– Real Madrid dërgon më shumë goditje drejt portës kundërshtare, 140 të tilla (61 në kuadrat, 2 në shtylla, 34 të pritur dhe 43 jashtë).
– Ekipet spanjolle janë ndër më të pastrat, me 53, 61 dhe 66 faulla të kryer. Ajo që bën më shumë gabime është Porto, me 98 faulla.