23:37 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / Blerim

Statistika nga raundi i tretë në EURO20

Sonte është mbyllur raundi i tretë në grupe në EURO20.

Tre shtetet: Gjermania, Franca dhe Portugalia ishin të fundit që siguruan rrethin eliminim-direkt në Kampionatin Europian, shkruan IndeksOnline

36 ndeshje janë zhvilluar gjithsej në këtë fazë, duke u shënuar kështu 94 gola.

Një numër i madh i golave (22) u shënua në minutat 46-60.

Kurse më së paku, u shënuan në fund të ndeshjes (90+).

Kujtojmë që raundi eliminim-direkt zhvillohet nga data 26 qershor, me takimet: Austri – Itali dhe Uellsi – Danimarka./IndeksOnline/