10:31 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Statistikat interesante të kualifikimeve për Kupën e Botës (Foto)

Kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe tashmë dihen zyrtarisht 32 skuadrat që do të udhëtojnë për Rusi, shkruan indeksonline.

Gjatë dy viteve sa u zhvilluan kualifikueset janë shënuar shumë gola dhe është dhuruar spektakël i jashtëzakonshëm.

Janë zhvilluar 871 ndeshje, ku janë shënuar plotë 2454 gola, ose 2.8 gola për ndeshje.

Gjyqtarët kanë ndëshkuar plotë 2965 herë me karton të verdhë dhe 148 herë me karton të kuq, raporton indeksonline.

Australia është skuadra që ka shënuar më shumë gola, ka festuar 48 herë në 20 ndeshje të zhvilluara.

Ndërsa Belgjika është skuadra me mesataren më të lartë ku ka shënuar  43 gola në 10 ndeshje.

Robert Lewandowski i Polonisë ka shënuar 16 gola në 10 ndeshje, ndërsa Ibrahim Alma i Sirisë ka luajtur 1740 minuta në 19 ndeshje.

Afrika: 127 ndeshje – 315 gola – 2.5 gola/ndeshje – 3.3 kartonë të verdhë/ ndeshje – 0.2 karton të kuq/ndeshje

Azia: 226 ndeshje – 665 gola – 2.9 gola/ndeshje – 2.9 kartonë të verdhë/ ndeshje – 0.1 karton të kuq/ndeshje

Evropa: 278 ndeshje – 807 gola – 2.9 gola/ndeshje – 3.6  kartonë të verdhë/ ndeshje – 0.2 karton të kuq/ndeshje

Amerika qendrore dhe veriore: 112 ndeshje – 319 gola – 2.8 gola/ndeshje – 0.1 kartonë të verdhë/ ndeshje – 0.2 karton të kuq/ndeshje

Oqeania: 35 ndeshje – 106 gola – 3 gola/ndeshje – 0.2 kartonë të verdhë/ ndeshje – 0.3 karton të kuq/ndeshje

Amerika e Jugut: 90 ndeshje – 242 gola – 2.7 gola/ndeshje – 4.5 kartonë të verdhë/ ndeshje – 0.3 karton të kuq/ndeshje. /IndeksOnline/