09:08 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Statistikat interesante të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Në tetë ndeshje të zhvilluara janë shënuar 28 gola, ose 3.5 gola për ndeshje.

Porto – Liverpool dhe Bayern – Beshiktash ishin dy ndeshje ku u shënuan nga pesë gola ndërsa Sevilla – Manchester United ishte ndeshja e vetme pa gola në këtë xhiro.

Sadio Mane është futbollisti i vetëm që ka shënuar Hetrik, ndërsa nga dy herë kanë shënuar Gundogan, Ronaldo, Muller dhe Lewandowski. /IndeksOnline/