22:12 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Statistikat mahnitëse të Fekir kundër Man Cityt ”hutojnë” Liverpoolin

Lyoni është befasia e kësaj jave në ndeshjet hapëse të fazës së grupeve në Champions League.

Skuadra franceze është duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat, 2-0 – dy gola të shënuar në pjesën e parë.

Golat për Lyonin i shënuan Maxwell Cornet dhe Nabil Fekir, transmeton IndeksOnline.

Dhe natyrisht të gjithë e mbani mend Fekirin, i cili gjatë verës së fundit ishte i lidhur me Liverpoolin.

Ai madje u pajtua për kushtet personale, por në fund ”Të Kuqtë” hoqën dorë. Megjithatë, ai sonte është duke shkëlqyer.

Reprezentuesi francez vetëm në pjesën e parë, krijoi tri raste për shënim, plasoi tri goditje drejt portës së Man Cityt dhe fitoi dy duele ajrore.

Fekir u tregua i fortë edhe në fazën defanzive duke fituar dy ndërhyrje dhe kishte dy faule të fituara.

Në fund, Fekir shënoi një gol dhe dhuroi një asistim. Liverpooli me gjasë duhet të jetë penduar për mos transferimin e tij./IndeksOnline/