12:43 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / LB

Statistikë interesante/ Në këtë komunë dy kandidatët e parë morën vetëm tri vota me kusht

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve një ditë më parë ka nisur numërimi i votave me kusht

Por, ajo që bie në sy janë votat me kusht në komunën e Junikut, shkruan “Indeksonline”.

Në këtë komunë, dy kandidatët e parë të cilët janë në balotazh kanë marrë vetëm tri vota.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut ka marrë dy vota, ndërsa Agron Kuçi i AAK-së ka marrë vetëm një votë.

Tri vota në tërësi i janë dhënë edhe listave për asamblenë komunale të kësaj komune.