20:29 / E Hënë, 15 Prill 2024 / LB

Statovci lajmërohet nga Washington DC, merr pjesë në një Forum të rëndësishëm

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci po merr pjesë në Forumin Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ëashington.

Statovci në Facebook ka shkruar se ky forum i Bankës Botërore dhe FMN-së, është një platformë që përbashkon deputetët nga 140 shtete të botës, për të ndarë përvojat mbi agjendat zhvillimore të vendeve përkatëse, rezultatet, dhe për të përcaktuar agjendat globale mbi sfidat ekonomike të kohës.

“Përgjatë kësaj ngjarje të një rëndësie ndërkombëtarë, do kem nderin të jem paneliste së bashku me deputetë nga Franca dhe Ukraina, për te diskutuar mbi rolin parlamentar për qeverisje të mirë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.