14:22 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Stefanoviq: BE të reagojë për burgosjen e serbëve në Kosovë, e jo t’i thërrasë të dy palët

BE duhet të reagojë lidhur me burgosjen e serbëve në Kosovë dhe të dënojë sjelljen e tillë të shqiptarëve, në vend që të përsërisë ”ftojmë të dyja palët”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

”Nuk di se a tingëllon më shumë cinike a tragjike kur thonë: ftojmë të dyja palët”, deklaroi Stefanoviq për mediet serbe.

Stefanoviq gjithashtu deklaroi se ”kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet ta kthejë Serbinë në lojë lidhur me çështjen e Kosovës, përmes formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe përmes bisedimeve tejet të vështira, që t’u garantojë serbëve paqe në Kosovë, ndërkohë që nga pala tjetër kemi veprime që sollën burgosjen e serbëve”.

”Nëse Evropa do të jetë aktor serioz në Ballkan dhe të zgjidhë problemet në territorin e vet që të mos mbetet konflikt i ngrirë, atëherë duhet të ndërhyjë edhe në ato raste kur duket se dikush mund të veprojë në mënyrë që janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut, si dhe të dënojë qartë e të dëshmojë se veprimet e tilla nuk i mbështesin, ngase heshtja nuk sjellë asgjë të mirë”, deklaroi Stefanoviq, transmeton RTK.

Më tej, Stefanoviq deklaroi se veprimet e institucioneve të Kosovës nuk më kanë befasuar, por reagimet e BE-së nga mungesa e seriozitetit të tyre.