12:59 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Stefanoviq pas deklaratave të Hoxhajt: Akt armiqësor kundër Serbisë

Ka zgjuar reagime të shumta në Beograd deklarata e zv/kryeministrit Enver Hoxhaj e publikuar në mediat kroate për një pakt të mundshëm ndërmjet Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës kundër Serbisë.

“Duam të dëgjojmë se çfarë populli serb dhe Serbia kanë bërë gabim që ata që krijojnë një pakt kundër Serbisë dhe popullit serb”, ka thënë ministri i mbrojtjes i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq. Ai ka thënë se deklarata e Hoxhajt paraqet akt armiqësor kundër Serbisë dhe popullit serb.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për të përditshmen kroate “Vecernji List” se në “Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi ka biseduar për krijimin e një pakti kundër Serbisë”.