15:12 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sterling arrin marrëveshje të re me Manchester Cityn

Rahem Sterling do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Cityn.

Anglezi kishte ngritur shqetësime lidhur me marrëveshjen e tij të mëparshme që përfundon në vitin 2020, por ka rënë dakord gojarisht për një marrëveshje të re.

Sipas Sky Sports, ai është i gatshëm për të nënshkruar një marrëveshje të re që do ta mbajë atë në Etihad deri në vitin 2023.

Sterling u bashkua me klubin në vitin 2015 pas një lëvizjeje të madhe nga Liverpool dhe ka bërë të ardhmen e tij afatgjatë në Manchester City. /IndeksOnline/