22:59 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sterling blen 15,000 euro ‘Rottweiler’ që t’a mbroj familjen e tij

Ylli anglez i futbollit, Raheem Sterling ka blerë një qen roje për shumën prej 15,000 eurosh, me qëllim që të mbrojë familjen e tij dhe të mbajë larg keqdashësit. Sulmuesi i Manchester Cityt, që jeton në një vilë me vlerë 2 milionë në Cheshire, investoi shumën e madhe mbi një qen të racës Rottweiler, të quajtur Okan.

Ai ndoqi kështu kolegët e tij të Premier Leagues, që kanë blerë qen, përfshirë edhe lojtarin e West Hamit, Andy Carroll, i cili ka dy Mastiff italianë, futbollisti i Manchester Unitedit, Phil Jones, dhe Mark Noble i West Hamit kanë besuar te Pastori Gjerman dhe belg. Që të gjithë yjet e futbollit në Angli kanë të njëjtin furnizues qensh, “ChaperoneK9”.

Sterling postoi një foto të qenit të tij për Halloween. Ndërkohë vetë kompania pati postuar një foto të qenit Okan me mbishkrimin “Bisha i ri”, ndërsa Sterling komentoi: “Në dashuri”. Sterling ka vuajtur abuzim nga huliganët dhe blerja e qenit konsiderohet si një zgjidhje për të mbajtur larg keqbërësit. “Chaperone K9” rekruton qentë që këlyshë dhe më pas i stërvit ata që të ofrojnë njëherësh siguri dhe dashuri si kafshë shtëpiake.

Temat: