16:58 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Sterling dhe Southgate pritet të nderohen nga Mbretëresha e Anglisë nëse e fitojnë Kampionatin Evropian

Futbollistit, Raheem Sterling dhe trajneri, Gareth Southgatepritet që të nderohen nga Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II.

Sipas “Politico”, përveç këtyre dyve edhe disa lojtarë tjerë si Harry Maguire e Harry Kane pritet të marrin titullin “Sir” nga Mbretëresha, transmeton Indeksonline.

Kombëtarja e Anglisë do të luaj kundër Italisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian.

Anglia mbrëmë eliminoi Danimarkën dhe arriti të kualifikohet në finale..

Kombëtarja e Anglisë nuk ka fituar asnjëherë Evropianin dhe ka më shumë se 50 vjet që nuk ka fituar një titull në kompeticionet e mëdha për kombëtare./Indeksonline/