12:48 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sterling ka një kërkesë të madhe për ta shmangur interesimin e Real Madridit

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling dëshiron rritje page për ta refuzuar Real Madridin.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka qenë i lidhur me një kalim në Real madrid pasi Cristiano Ronaldo u largua nga ”Los Blancos”.

Reprezentuesi anglez drejtoi Man Cityn drejt titullit të Premier Leagues dhe EFL Cup sezonin e kaluar, duke shënuar 23 gola në të gjitha garat, transmeton IndeksOnline.

Real Madridi ka qenë i lidhur me transferimin e Sterling dhe besohet se është duke e monitoruar situatën.

Man City news Raheem Sterling Real Madrid

City e transferoi Sterling nga Liverpooli para tri vitesh dhe që prej atëherë ai konsiderohet yll i skuadrës.

The Times shkruan se Sterling fiton aktualisht 175 mijë funte në javë, por dëshiron që t’i rritet paga për 100 mijë funte, pra në 275 mijë funte.

Bisedimet janë duke vazhduar mes agjentit të lojtarit dhe klubit./IndeksOnline/