19:43 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / A. A

Sterling shënon, City marshon drejt fitores

Manchester City ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Burnleyt.

Raheem Sterling realizoi në minutën e 38-të, pas asistimit të Ilkay Gundogan.

City kishte krijuar epërsi pas vetëm 3 minutash me golin e brazilianit Gabriel Jesus.

Në rast të fitores, ekipi i Pep Guardiolës do të jetë lider me 47 pikë, 3 më tepër se komshinjtë e Manchester United.

/Indeksonline/