19:33 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

Steve Jobs i kishte dhuruar Kosovës 27 kompjuterë në vitin 1999, Bill Clinton e kishte falënderuar!

Në vitin 1999, atë kohë pronari i Apple, Steve Jobs i kishte dhuruar Kosovës si donacion 27 kompjuterë iMac.

Më pas, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Bill Clinton e falënderoi Jobsin për këtë kontribut, në një letër që daton më 3 nëntor, 1999, transmeton Indeksonline.

Thuhet se iMacët janë dhuruar në Bibliotekën Kombëtare.

Më poshtë letra e Bill Clinton në shqip:

Jam shumë i lumtur të mësoj për kontributin zemërgjerë të kompanisë Apple Computers kundrejt popullit të Kosovës. 27 iMac-ët që ju ofruat do të ndihmojnë në pajisjen e shtatë faqeve të internetit, duke nxitur mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim në vendin e Kosovës.

Forca më e madhe e vendit tonë është shpirti i komunitetit të popullit dhe duke ndihmuar popullin e Kosovës të rindërtojnë jetën e tyre, ju po vendosni një shembull të fuqishëm të dhembshurisë dhe shërbimit për kompanitë në të gjithë Amerikën.

Bill Clinton e mbyll letrën e tij duke bërë një falenderim të përzemërt për Steve Jobs dhe kolegët e tij rreth angazhimit të tyre për të përmirësuar botën ku jetojmë.