23:35 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Steven Segal i dërguar special i Rusisë në SHBA

Rusia ka emëruar aktorin amerikan Steven Segal si të dërguar special për të përmirësuar raportet me SHBA-të.

Segal kishte marrë shtetësinë e ruse në vitin 2016, dhe ka vlerësuar presidentin Vladimir Putin si njërin nga liderët më madhështor në botë.

I lindur në SHBA, ylli i arteve marciale u bë i famshëm me rolet e tij të viteve 80’ta e 90’ta si në filmin “Under Seige”.

Ai gjithashtu është njëri nga yjet e Hollywood ndaj të cilit ka akuza për abuzim seksual nga disa gra, të cilat aktori i ka mohuar.