11:12 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Stilet e flokëve më të nxehta për këtë verë [Foto]

Cilat janë stilet më të mira të flokëve, për muajt e nxehtë që po vijnë? Është një zgjedhje treshe, në mes të tre zgjedhjeve?

Qethja e shkurtër dhe prerja e hollë e flokëve, fillimisht janë popullarizuar në vitet 20’ dhe kanë filluar të zgjerojnë gamën, si pjesë e pashmangshme e dukjes.

Mund të stilohen në disa mënyra, si të lëmuar apo të fryrë, transmeton Telegrafi.

Forma e rrumbullakësuar, që është versioni i gjatë i qethjes, është imituar nga shumë yje dhe u bë një stil i flokëve, që i shkoi për shtati gati të gjithëve.

Stilimi që përfshinë shtrirje të flokëve deri te krahët, mund të bëhet edhe një bishtalec i bukur apo të krijohet një kapje elegante e flokëve, pa pasur nevojë për orë të tëra nën të nxehtin e tharësit të flokëve.

Pamja e guximshme me flokë të thjeshtë, është e shkëlqyer për ata që duan të dalin, sapo të kenë bërë dush.