23:03 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Stoke ndanë pikët me Brightonin (Video)

Skuadra e Stoke Cityt ka barazuar kundër Brightonit në xhiron e 12-të në Premierligë.

Klubi ku luan Xherdan Shaqiri, barazoi 2 me 2 kundër Brightonit, një ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline.

Dy golat për ekipin e Brightonit i shënuan: Gross (44-të) dhe Izquierdo (60-të). Kurse, për mysafirët i shënuan: (Choupo 28-të) dhe Zouma (45-të).

Me këtë barazim e kënaqur është skuadra e Brightonit pasi me këtë pikë ngritët në kuotën e 16 pikëve në pozitën e nëntë, kurse Stoke mbetët në pozitën e 15-të me 13 pikë./IndeksOnline/