Strakosha, portieri me më së shumti pritje në Serie A, i dyti në Evropë
Dy vite më parë, ishte një portier që nuk kishte fare të ardhme. Nuk llogaritej nga askush se mund të luante me Lacion, në një kohë që kishte tre apo katër alternativa që konsideroheshin më të mira sesa ai.
Mirëpo, prej më shumë se një viti është i pari në radhën e gardianëve të Lacios dhe jo vetëm kaq, por po përballon me sukses edhe një defekt të kësaj skuadre: Numrin e madh të goditjeve që pëson në kuadrat.
Por, shqiptari ja ka dalë që ta shndërrojë në një arritje të madhe këtë gjë. Ai renditjet në krye të listës së portierëve në Serinë A për nga numri i pritjeve që ka bërë. Me 58-të të tilla, shqiptari lë pas edhe Perin i cili ka të njëjtin numër, transmeton Panorama.
Por, Strakosha nuk është vetëm i pari në radhën e gardianëve të Serisë A. “Corriere Dello Sport” ka bërë një renditje në bazë të kësaj statistike edhe me gardianët më të mirë në kampionatet më të rëndësishme të Europës. Gardiani i Shqipërisë dhe Lacios renditet i dyti, me vetëm tre pirtje më pak sesa Pavlenka i Verder Bremenit.
Emri Mosha Ekipi Pritjet
1.Jiri Pavlenka 25 vjeç Verder 61
2.Thomas Strakosha 22 vjeç Lacio 58
3.Matia Perin 25 vjeç Xhenoa 58
4.Nikolas 29 vjeç Verona 58
5.Aleksandër Shuolou 29 vjeç Frajburg 53
6.Regis Gërtner 30 vjeç Amiens 52
7.Aleks Kordas 34 vjeç Krotone 51
8.Lukas Fabianski 32 vjeç Suonsi 51
9.Andrea Konsili 30 vjeç Sasuolo 51
10.Pau Lopez 22 vjeç Espanjol 50