23:01 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Strakosha triumfon ndaj Berishës, Atletico dhe Leipzig fitojnë në shtëpi (Video)

Skuadra e Lazios ka triumfuar kundër Salzburgut në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në “Olimpico”

Klubi italian fitoi 4 me 2 kundër ekipit austriak, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Inzaghit i shënuan: Lulic, Parolo, Icardi dhe Anderson. Kurse për mysafirët; Valon Berisha dhe Minamino.

Fitore në shtëpi arritën; Atletico Madrid dhe Leipzig.

Klubi spanjoll mposhti 2 me 0 Sportingun e Lisbonës, me golat e Kokes dhe Griezmanit.

Kurse, gjermanët Leipzig mposhti me rezultat minimal 1 me 0 Marseillen. Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Timo Werner.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen javën tjetër më 12 prill./IndeksOnline/