Strategu Enrique, bëri diçka të jashtëzakonshme për të “bllokuar” lojën e Michael Olises
Skuadra e Paris Saint-Germain mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Bayern Munchen, që mjaftoi për t’u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon se si Luis Enrique përdori një strategji fantastike për të “bllokuar” lojën e Michael Olise, shkruan Indeksonline
Gjatë gjithë kohës, portieri Safonov qëllimisht gjuante topin në anën e majtë të tij, aty ku ishte lojtari francez.
diyorlar ki..
— Rıdvan Aksu (@ridvanaksu) May 7, 2026
PSG kalecisi Safonov BİLEREK aut atışlarını sürekli taca attı.
hepsini özellikle Olise'nin olduğu taraftan taca attı.
böylece iki takım oyuncuları da sürekli o bölgede yoğunlaştı ve Olise'ye boş alan bırakılmadı.pic.twitter.com/lsW1sk61E6
Në këtë mënyrë, lojtarët e të dy skuadrave grumbulloheshin vazhdimisht në atë zonë, duke mos i lënë hapësirë të lirë futbollistit të Bayern Munchen.
Madje Olise mbrëmë u kritikua shumë nga tifozët “bavarez” për lojën e tij.

Kujtojmë që PSG-ja do të luajë ndeshjen finale në Budapest ndaj Arsenalit./Indeksonline/

