23:00 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

Stresi drejtuar Xhulit: Pse je kështu? Ti s’je si unë, mua më kanë bërë Salihu dhe Shpresa, jo ty

Gjatë mbrëmjes së sotme, banori i Big Brother VIP Kosova, Stresi i ka treguar një prej shakave që kishte bërë përgjatë kësaj aventure televizive, protagoniste të së cilës ishin: Ana, Shota dhe Xhuli.

Ai ka treguar se si u kishte vënë të tri vajzave disa grushte flokësh te shtretërit e tyre në mënyrë që ato të mendonin se kishte magji të zezë në shtëpi.

“Xhuli e kish lënë goxha do lesh të flokëve dhe e marr unë dhe dal para kamerës e them ‘kjo është një prank se dua t’i shoh tri vajza duke u rrahur për lesh’. E gjuaj një copë lesh te Shota, një tjetër te Xhuli dhe një tek Ana. Edhe ne dolëm të gjithë jashtë, kur vijnë ato ‘çka, qysh, tek’”.

Lidhur me këtë, Xhuli e ka kundërshtuar, duke i thënë se “nuk kishte qenë në dijeni për këtë prank”, ndërsa përgjigjja e Stresit ishte goxha pikante.

“Pse Xhul je kështu? Nuk jam unë si ti. Mua më kanë bërë Salihu dhe Shpresa, s’të kanë bërë ty, më kanë bërë mua”, ka thënë Stresi pos tjerash.