12:54 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Studentët e FSHMN-së protestojnë për drejtimet arsimore në fakultet

Këshilli Studentor i FSHMN-së ka organizuar një protestë me kërkesë për rikthimin e drejtimeve arsimore në fakultet dhe heqjen e udhëzimit administrativ sipas të cilit studentët e Fakultetit të Edukimit kanë përparësi në punësim në institucionet arsimore para studentëve të FSHMN-së.

Studentët e FSHMN-së aktualisht janë duke protestuar para MASHT-it dhe po kërkojnë që ministri Shyqiri Bytyqi të dalë jashtë për takim dhe t’u japë një përgjigje.

Ky i fundit i ka thirrur në takim, por studentët po refuzojnë të futen brenda dhe po presin që ministri të takohet jashtë me ta.