14:56 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Studenti nga Kosova: Turp, këtu 950 € masteri, në Prishtinë 250

Studentët janë futur sot në ditën e tyre të nëntë të protestës, ndërsa aktualisht janë mbledhur të gjithë para kryeministrisë të vendosur për t’i shkuar deri në fund.

Mes të rinjve protestues ndodhet edhe një student nga Prishtina i cili mban mbi shpatulla flamurin e Kosovës.

Ai studion në Universitetin e Arteve në Tiranë, ndërsa tha se zgjodhi të studiojë në Shqipëri për kushte më të mira, por u përball me krejt të kundërtën.

Deklarata e tij për “Ora News”:

Nuk është e drejtë që një student të paguajë të gjithë ato lekë dhe mos na respektojnë pedagogët. Është turp që këta nuk i miratojnë. Nuk duam dialog. Të miratohen dhe më pas të dialogojmë për të gjitha problemet që kemi në Universitete. Kam ardhur në Shqipëri për kushte më të mira dhe studim më të mirë, por kjo nuk po ndodh. Në Kosovë tarifa e masterit 250 euro, ndërsa unë në Shqipëri paguaj 950 euro, është turp. Shumë diferencë e madhe. Na thanë që ka dialog te Universiteti i Arteve, por e kemi injoruar Kryeministrin.