12:38 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Studenti nga Prishtina tregon mikpritjen shqiptare, u bën “konak” 3 tifozëve anglezë

Mbi 2000 tifozë anglezë pritet të vijnë në Prishtinë për ndeshjen kualifikuese të Europianit midis të Kosovës dhe Anglisë.

Hotelet e kryeqytetit janë pothuajse të mbushura pas kërkesës së madhe të “Tre luanëve”.

Edhe në këtë rast, virtyti më i njohur i shqiptarëve ka dalë në pah.

Një student kosovar në Prishtinë do t’u bëjë “konak” 3 tifozëve, që do të vijnë nga Anglia.

Ai ka komentuar në një postim të tifozëve anglezë ku ka shprehur interesimin për t’i pranuar 3 tifozë në apartamentin e vogël të tij në kryeqytet.

Dikush është paraqitur dhe e ka mirëpritur këtë iniciativë, duke kontaktuar studentin dhe ka pranuar që të vijnë.

Ky student madje ka thënë se do të dalë edhe në aeroport për t’i pritur ata. /IndeksOnline/