10:44 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Studentja gjermane në Prishtinë: Do të më mungoni shumë, do të kthehem sërish

Mirjam Geißler është studentja gjermane nga Dingolshausen, fshat ky në pjesën jugore të Gjermanisë. E veçanta e Mirjamit është se studimet të cilat i ka filluar në “Universitetin Philipps” po i vazhdon në “Universitetin e Prishtinës”.

Mirjam për Indeksonline tha se për herë të parë ka dëgjuar për Kosovën kur ishte vetëm 6 vjece dhe familja e saj shoqërohej me një familje refugjatësh shqiptarë nga Kosova.

“Ende e mbajë mend kohën kur kam dëgjuar për herë të parë për Kosovën. Ishta 5 ose 6 vjece dhe në atë botë nuk e kisha ndonjë ide se çfarë po ndodhte në Kosovë. Prindërit e mi u shoqëruan me një familje refugjatësh në vendlindjen time. Ne kaluam disa kohë me ta por kur përfundoi lufta ata duhej të ktheheshin sërish në Kosovë” rrëfen Mirjam.

“Nuk kisha një ide të qartë për Kosovën deri në momentin kur erdha këtë shtator në Prishtinë” vazhdon të tregoj Mirjam teksa thotë se mediat gjermane nuk e japin një pasqyrim real për Kosovën dhe aq më pak për njerëzit.

“Kur mbrrijta në Kosovë kuptova që nuk mund të bazohemi në mediat gjermane dhe lajmet sepse ata kanë konstruktuar një realitet shumë më të keqe të Kosovës nga ajo që është në të vërtetë. Me fjalë të tjera ata janë fokusuar në pjesën dramatike”

Mirjam tha se në Universitetin e Prishtinës ka zgjedhur të ndjekë disa leksione të ndryshme duke filluar nga Departamenti i Orientalistikës, gjuhë arabe duke vazhduar me leksionet në lëndën e “Komunikimit masiv” dhe përfunduar me dy lëndë në Fakultetin Filozofik.

“Fillova të mësoj arabish në Marburg dhe doja që të vazhdoja me këtë gjuhë, për të cilën Universiteti i Prishtinës më ofronte një mundësi shumë të mirë. Kurset e gazetarisë ishtin propozim i koordinatorit të Zyrës Ndërkombëtare këtu në Prishtinë dhe ai kishte plotësisht të drejtë, jam e lumtur që i kam zgjedhur. Kurse kurset e Integrimit Evropian dhe Administrata Publike ishin njëra nga arsyjet kryesore pse erdha në Kosovë. Evropianizimi dhe Integrimi Europian janë bërë shumë të rëndësishme këto ditë në kontinentin tonë. Kosova është një rast special në Evropë dhe mu duk e arsyshme që të ndjekë ligjeratat në Kosovë për Integrime Evropiane” tha Mirjami.

Studentja gjermane u shpreh se edhe pse nuk dinë shumë për situatën poltike në Kosovë, mendon se shteti i Kosovës duhet ti bashkëkohet Bashkimit Evropian. Madje thekson se vlerat e njerëzve në Kosovë janë shumë evropiane ashtu sikurse edhe stili i jetesës.

“Hapi i parë i domosdoshëm për Kosovën duhet të jetë liberalizimi i vizave, ashtu që njerëve të u jepet mundësia të lëvizin lirshëm me vizat shëngen. Është si një procedurë që nuk përfundon kurrë. Duhet të plotësohen kushtet për liberalizimin e vizave. Për përmbushjen e kushteve, politika dhe shoqëria duhet të ndërmarrin veprime. Për marrjen e veprimit korrupsioni do të duhej të marrë fund. Por përsëri nuk ka përgjigje të lehtë. Nuk ka zgjidhje të lehtë apo mënyrë të lehtë. Por mund të përqendrohemi edhe në aspekte positive. Kosova është shteti më i ri në Evropë, 2018-ta do të shënoj 10 vjetori i pavarësisë së saj. Kosova është e porsalindur. Për 10 vjet shumë gjëra kanë ndryshuar, mendoj dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më mirë çdo vit. Për të krijuar një shtet të qëndrueshëm demokratik, duhet shumë kohë dhe nuk është gjë që ndodhë brenda natës. Mendoj se Kosova dhe bashkëpunimi me BE-në tashmë është i fortë dhe do të bëhet më i fortë. Unë me të vërtetë shpresoj që shoqëria të përfitojë nga ky zhvillim” tha studentja gjermane.

Miriam tha se kur të kthehet në Gjermani do ti mungoj shumë Kosova dhe muzika shqiptare. Por përveç kësaj ajo tha se do të mungoj shumë edhe ushqimi tradicional shqiptar dhe kryeqyteti, Prishtina.

“Prishtina është një qytet shumë ekzaltues, gjithmonë diçka ndodh dhe ka shumë njerëz të ri, ndërtesa dhe arkitekturë interesante. Kam filluar që të brengosem se çfarë do të bëjë pa Prishtinën? Nuk është vetëm Prishtina, por i gjithë vendi në përgjigjësi, malet, natyra dhe fshatrat” tha Mirjam.

Mirjam përfundoi duke thënë se do ti mungojnë fqinjët, shoqja e dhomës dhe kolegët e fakultetit. Ajo e konsideron veten si një person shumë me fat dhe është falenderuese që iu dha mundësia të takoj kaq shumë njerëz të mirë në Kosovë.

“Për të gjitha këto arsye që i përmenda, unë do të kthehem përsëri në Kosovë, dhe kjo është e sigurtë” përfundoi Mirjam./Indeksonline/R.Ç