19:28 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Studim: Çfarë lloj kafeje ju pëlqen më shumë? Ndoshta ju jeni një psikopat

Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Appetite’, dashuria ndaj kafes së zezë tregon për njerëz me tipare sadist apo psikopatik.

Sondazhi u krye mbi më shumë se 1000 të rritur, të cilëve u është kërkuar të thonë se çfarë u pëlqen kur bëhet fjalë për ushqimin. Të anketuarit iu nënshtruan testeve të personalitetit që nxjerrin tipare të personalitetit antisocial siç janë sadizmi, narcizmi dhe psikopatët.

Hulumtimi u krye në Universitetin e Innsbruck të Austrisë dhe zbuloi se ata që pëlqejnë shijen e hidhur janë të lidhur me sjelljen psikopatike.

Korrelacioni më i madh u shfaq midis ushqimit të hidhur dhe “sadizmit të përditshëm”, të cilin studiuesit e përshkruan si – një ndjenjë kënaqësie kur u ofrojmë të tjerëve një sasi të vogël dhimbjeje.

A e dini se si lidhen psikopatët dhe kafeja e zezë? Nëse e doni kafenë e fortë të zezë, mund të jeni adhurues i aromave të forta, kafe emocionuese ose… e psikopatëve!