07:22 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Studim: Vajzat që fillojnë periodat në moshë të herët, të prirura ndaj diabetit

Studim: Vajzat që fillojnë periodat në moshë të herët, të prirura ndaj diabetit

Diabeti është brengë botërore shëndetësore dhe pritet t’i prekë 693 milionë njerëz anë e mbanë botës deri në vitin 2045.

Është dokumentuar mjaft mirë mënyra se si dieta dhe ushtrimet fizike ndikojnë në rrezikun e tipit 2 të diabetit, sidoqoftë një studim i ri sugjeron se periodat e hershme ndërlidhen me rrezik më të lartë, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri i ka analizuar më shumë se 15,000 femra në Kinë dhe ka zbuluar se ato femra që i fillojnë menstruacionet në moshë më të hershme janë më të rrezikuara ta zhvillojnë tipin 2 të diabetit.

Më hollësisht, çdo vit që vonohen periodat e para ndërlidhet me 6% rrezik më të ulët të këtij diabeti.

Vlen të ceket se rezultatet e këtijstudimi janë publikuar në revistën “Menopause”.