15:41 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Studimi: Adoleshentët kanë më pak gjasa të përdorin kanabis kur është legal

Adoleshentët kanë më pak gjasa të përdorin kanabisin në vendet ku është i legalizuar, sipas një studimi të ri.

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Montanës shqyrtuan sondazhet shëndetësore të nxënësve të shkollave të mesme të SHBA në mes viteve 1993 dhe 2017.

Derisa përdorimi i përgjithshëm i drogës në mesin e të rinjve u ngrit në SHBA, numri i përdoruesve të rinj ra me gati 10% në shtetet ku përdorimi i kanabisit rekreativ u legalizua.

Rreth 33 shtete kanë legalizuar kanabisin mjekësor, ndërsa 10 shtete kanë legalizuar  edhe  përdorimin rekreativ.

Përdorimi i kanabisit mbetet i paligjshëm në të gjitha shtetet për njerëzit nën moshën 18 vjeç.

Autori kryesor i studimit Mark Anderson i tha Associated Press se studimi, i botuar në revistën mjekësore “Jama Pediatrics”, “duhet të ndihmojë në shuarjen e disa shqetësimeve që përdorimi i kanabisit në mesin e adoleshentëve do të rritet”.