14:31 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Studimi i ri thotë se deri në 25 kafe në ditë s’janë rrezik për zemrën

Adhuruesit e kafes që pinë deri në 25 filxhanë kafe në ditë mund të sigurohen që kjo pije nuk është e keqe për zemrën, thonë shkencëtarët.

Disa studime të mëparshme kanë sugjeruar se kafja ngurtëson arteriet, duke vënë presion mbi zemrën dhe duke rritur gjasat e një sulmi në zemër apo goditje në tru, përcjellë Indeksonline.

Por një studim i ri i realizuar në  8,000 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se pirja e pesë gota në ditë dhe madje deri në 25 nuk ishte më keq për arteriet sesa të pinte më pak se një filxhan në ditë.

Hulumtimi, i financuar pjesërisht nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), po prezantohet në konferencën e Shoqërisë Britanike Kardiovaskulare në Mançester./Indeksonline/