21:32 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / OSH

Studiuesi boshnjak xhelozon kosovarët: Ata mund të krenohen me ambasadorët e tyre

Studiuesi i famshëm boshnjak, Samir Beharic, është shprehur xheloz ndaj kosovarëve për njerzit kuadro, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se mund të krenohen me ambasadorët e tyre, posaçërisht për ambasadorin e ri në Gjermani, Faruk Ajetin.

Beharic ka shpërndarë në Tëittër cicërimin e Ajetit duke dhënë këtë përshkrim:

“Unë jam shumë xheloz për miqtë e mi kosovarë. Ata mundtë krenohen me ambasadorët e tyre, duke përfshirë ambasadorin e ri të Kosovës në Gjermani,

Me sa mbaj mend, zakonisht kam ndjerë turp për ambasadorët mediokër të të Bosnjë dhe Hercegovinës që shpesh u shërbejnë interesave të tyre dhe jo atyre të vendit të tyre”,shkroi ai./IndeksOnline/