22:43 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Stuhi e madhe në Serbi, autobusi ‘noton’ në rrugët e Beogradit

Reshjet e mëdha të shiut kanë paralizuar rrugët e kryeqytetit të Serbisë, Beograd.

Sipas mediave serbe, stuhia fillimisht u përhap nëpër Beogradin e Ri dhe Zemun, e më pas reshje kishte edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Siç shihet edhe në pamjet nga rrjetet sociale, shumë rrugë janë zhytur plotësisht në ujë, dhe disa makina kanë mbetur të bllokuara në pellgje – me një autobus që shihet duke “notuar” në ujë.