14:26 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / MSH

Stuhia Arwen: Dy burra vdesin pasi erërat e forta goditën Britaninë e Madhe

Dy burra kanë vdekur pasi stuhia Arwen, e shoqëruar me shi, borë dhe erëra të forta, goditi vende të ndryshme të Britanisë së Madhe.

Njëri nga viktimat vdiq pasi pema ra mbi makinën e tij në Antrim, ndërsa tjetri në Cumbria, raporton BBC.

Në anën tjetër, më shumë se 100 mijë shtëpi në Skoci mbetën pa energji elektrike, e cila u ndërpre nga erërat e forta.

Gjatë ditës së stome paralajmërohet të dendësohen erërat dhe reshjete  borës në tërë Mbretërinë e Bashkuar.

Stuhia bëri gjithashtu që për 17 orë të tëra të mbesin të bllokuar në tren dhjetëra pasagjerë në Aberdeenshire.

Në Anglinë veriperëndimore mbetën 70 mijë shtëpi pa energji elektrike, ndërsa në atë verilindore 55 mijë.

Ndërprerje të energjisë ka pasur edhe në Irlandën e Veriut.

Tragetet në linjën Irlandë e Veriut-Skoci u anuluan të premten.