11:38 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Stuttgarti po vëzhgon yllin e Kosovës, dërgon skautët për ta ndjekur

Esat Mala është duke kaluar momente shumë të mira me Partizanin në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

19 vjeçari madje është shpallur futbollisti më i mirë i muajit maj në Shqipëri.

Përformancat e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re edhe nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sipas gazetës italiane, Tutto Mercato, skuadra gjermane Stuttgart ka dërguar skautët për të ndjekur nga afër mesfushorin kosovar në ndeshjen mes Partizanit dhe Kamzës.

Esat Mala është pjesë e Partizanit që nga janari dhe është i padiskutueshëm në formacionin bazë. /IndeksOnline/

Temat: