00:01 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Suarez afër rikthimit nga lëndimi

Suarez do të rikthehet shumë shpejtë te Barcelona, pas një lëndimi që kishte pësuar në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.

Që nga ajo ndeshje Suarez ka munguar në ekipin e Barçës, e cila fitoi kundër Betisit kurse barazoi me Osasunën me mungësën e futbollistit.

Por Ernesto Valverde e konfirmoi se Suarez do të kthehej në skuadër dhe po ashtu që është përfshirë në listës zyrtare.

Barcelona gjithashtu do të jetë ende pa kapitenin Lionel Messi i cili mund të mungojë edhe në ndeshjen kundër Dortmundit./Indeksonline/.