17:44 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Suarez i dërgon mesazh të qartë Dembeles

Ousmane Dembele është duke u përballur me kritika për neglizhencën e tij dhe jo profesionalizmin.

Në një  konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme, bashkë-lojtari i Dembeles, Luis Suarez i ka dërguar mesazh të qartë francezit.

“Unë mendoj se të jesh futbollistë është privilegj. Unë mendoj se ai duhet të fokusohet në futboll dhe të marrë inspirim nga profesionist shembullorë që janë në zhveshtoret e Barcelonës.”, u shprehë sulmuesi uruguaian.

Dembele në fillim të këtij muaji nuk u paraqit në një stërvitje mëngjesi të Barcelonës me arsyetim se kishte dhimbje barku. Por sipas spekulimeve ai kishte harruar të zgjohej nga gjumi./Indeksonline/