14:51 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Suarez ”lodhet” nga Barça, synon kalimin në Premier League

Denis Suarez, futbollisti i Barcelonës, ka pranuar se është koha për t’u larguar nga klubi katalanas duke i dhënë dritën jeshile një transferimi në janar.

E përditshmja spanjolle, AS raporton se Suarez e ka kuptuar se sa larg është nga Barcelona dhe se dëshiron të largohet drejt ndonjë klubi tjetër.

Mesfushori 24 vjeçar ka bërë vetëm një paraqitje këtë sezon, dhe thuhet se i është dhënë ”drita jeshile” nga klubi për t’u larguar.

Image result for denis suarez

AS po ashtu shkruan se Suarez e ka prioritet Premier Leaguen, me Arsenalin si një opsion të preferuar.

Tek Arsenali, Suarez do të mund të përshtatej mjaft mirë duke u bazuar në filozofinë e lojës që praktikon Unai Emery./IndeksOnline/