23:49 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Suarez: Me Bayernin gjasat e kualifikimit i kemi 50/50

Suarez ka folur pas ndeshjes se sotme kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.

Autori i golit të tretë për Barçën tha se ndeshja çerekfinale ndaj Bayernit do të jetë e vështirë por jo edhe e paarritshme, shkruan IndeksOnline.


Madie ai tha se gjasat e kualifikimit janë 50/50.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne jemi në raundin tjetër, objektivi ishte kualifikimi”, ka thënë fillimisht Suarez.

“Në pjesën e dytë e dinim çfarë do të ndodhte. Duhet të jemi të kënaqur me pjesën e parë”, shtoi lojtari.

“Bayern? Në një ndeshje të vetme secila skuadër mund të shkojë tutje. Gjasat janë 50/50. Bayern janë skuadër e madhe, por do t’i kemi opsionet tona. Bayern janë në mesin e favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve, por kështu jemi edhe ne”, ishin fjalët e Suarez.

Barcelona dhe Bayern Munich do të përballen më 14 gusht.