18:51 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Suarez: Nëse shënoj nuk do të festoj në Anfield

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez, do të rikthehet për herë të parë në Anfield, pasi u largua nga Liverpooli në vitin 2014.

Uruguajani shënoi gol në ndeshjen e fundit gjysmëfinale në Camp Nou dhe festoi.

Para ndeshjes kthyese, Suarez është pyetur se a do të festoj në Anfield nëse shënon.

“Njerëzit që e njohin futbollin e din se çfarë rëndësie ka të shënosh në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Unë kam shumë respekt për ta dhe kam kërkuar falje pas asaj që ndodhi në Camp Nou. Nëse shënoj në Anfield nuk do të festoj” deklaroi Suarez.

Ndeshja Liverpool – Barcelona zhvillohet të martën nga ora 21:00. Spanjollët kanë kapital nga ndeshja e parë të cilën e fituan 3-0. /Indeksonline/