75 Mall Live Search
14:08 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Suarez u bë baba për herë të tretë – zbulon emrin e foshnjës së posalindur

Luis Suarez ka zbuluar se është bërë baba për të tretë herë me gruan e tij, Sofia Balbi.

Ish-numri 7 i Liverpooli, që tani luan për Barcelonën, i ka shpërndarë fotot e para të fëmijës së tretë në rrjetin social, Twitter.

Në këtë postim në Twitter, ai ka falënderuar tifozët për mesazhet, dhe ka konfirmuar se emri i djalit të tij është Lauti.

”Mirëserdhe, Lauti. Shumë i lumtur që të kemi pranë nesh. Nëna e tij është duke bërë mirë dhe është e lumtur”, shkroi Suarez./IndeksOnline/