15:15 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Suedia s’prishet me SHBA-në për kinezët, e ndalon 5G-në për dy kompanitë e njohura

Suedia ndjek shembullin e disa shteteve në botë për të braktisur rrjetin 5G të ndërtuar me komponentët e kompanisë kineze Huawei. Mos-besueshmëria ndaj kësaj kompanie dhe qeverisë kineze, ka shtyrë këtë shtet evropian t’i thotë jo Kinës.

Autoriteti i Post-Telekomunikacionit të Suedisë (PTS), me 10 Nëntor pritet të shpërndajë lejet për ndërtimin e rrjetit 5G. Një nga kushtet është mos-përdorimi i paisjeve ose komponentëve nga Huawei dhe ZTE në infrastrukturën qëndrore.

Disa vende tashmë kanë braktisur kompanitë kineze në ndërtimin e rrjetit 5G. Në mesin e tyre janë edhe dy shtete ballkanike Kosova dhe Serbia pas një ndërhyrje të Qeverisë së SHBA-së.

Kosova tashmë ka marrë timonin ballkanik duke krijuar marrëveshje bilaterale me vendet fqinje, derisa Serbia shfaqet e ngurtësuar në këtë drejtim. Para disa ditësh Kosova ka shtyrë Shqipërinë të nënshkruajë marrëveshje për ndërtimin e 5G nga kompanitë e sigurta, kurse sot cak i Kosovës do të jetë Maqedonia e Veriut me të cilên do të ketë një marrëveshje të ngjajshme.

Aktualisht, kompanitë Evropiane Nokia dhe Ericsson, bashkë me kompanitë e telekomunikacionit në SHBA, po përparojnë në rrjetin 5G, shkruan Indeksonline.

Me të dëgjuar këtë lajm, Kina ka paralajmëruar hakmarrje ndaj Kinës. Ministria e Tregtisë e Kinës po shqyrton mundësinë e bllokimit të eksportit të disa produkteve suedeze në Kinë.

Qeveria e SHBA ka bërë fushatë për aleatët e saj për të shmangur pajisjet Huaëei nga rrjetet e tyre që nga viti i kaluar.

Australia dhe Japonia janë vetëm disa nga shtetet e fuqishme që i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-ve./Indeksonline/