13:49 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Suedia zhvillon e-krunën digjitale

Banka Qendrore e Suedisë, do të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë konsultuese “Accentura” mbi zhvillimin e një monedhe digjitale, të quajtur e-kruna.

Me uljen e përdorimit të parave në Suedi, Riksbank nisi një projekt në pranverë 2017 për të ekzaminuar qëllimin për krijimin e monedhës digjitale të bankës qendrore

Plani parashikon që monedha e re elektronike të sigurojë se publiku vazhdon të ketë qasje në fondet e Qeverisë.

Banka tha se ishte e gatshme për t’u bashkuar me projektin pilot për një vit. Besohet se do të ketë sukses në zhvillimin e një platforme teknike me një ndërfaqe që lejon që e-kruna të paguhet përmes kartelave, telefonave mobilë dhe pajisjeve të tjera portative.

Partneriteti do të nisë deri më 31 dhjetor 2020, por mund të zgjasë shtatë vjet nëse Riksbank-a vendos të shkojë përpara me planin dhe pilotimin e funksioneve të reja.