15:29 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Suhareka po investon vazhdimisht në infrastrukturë

Komuna e Suharekës po vazhdon të investojë në infrastrukturë në shumë fshatra. Kryetari i komunës, Bali Muharremaj po del në terren vazhdimisht për të parë nga afër punët që po kryhen.

I pari i komunës ka dalur sot në Stravoqinë ku ka ndjekur asfaltimin e një rruge në këtë fshat.

Rregullimi i infrastrukturës po vazhdon edhe në fshatin Sallagrazhdë.

Poashtu edhe fshati Sopijë po përfiton në infrastrukturë ngase është duke u punuar në disa rrugë. /Indeksonline/