20:30 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Suharekë, dyshohet se një person është therur me thikë

Një person dyshohet se është therur me thikë pas një përleshje në një kafene në komunën e Suharekës.

Sipas burimeve të Indeksonline, rrahja ka ndodhur nga një grup prej 10 personash.

Ende nuk dihet për gjendjen e të lënduarit, derisa Indeksonline do vazhdojë të ju mbajë të informuar për detajet nga ky rast. /Indeksonline/