Suharekë: Polici i shqipton gjobë në komunikacion, qytetari e rrah
Në Suharekë një qytetar në shenjë revolte kundër shqiptimit të një tikete, e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dëryar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në shenjë revolte kundër shqiptimit të një tikete, e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/