17:43 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Sukseset në xhudo s’kanë të ndalur, kosovari fiton medaljen e bronztë në Poloni

Xhudisti kosovar, Dardan Cena ka arritur të fitoj medaljen e bronztë sot në Kupën Evropiane U18 që u mbajt për kadet në Poloni.

Lajmin e ka bërë të ditur trajner i xhudos, Driton Kuka i cili ka publikuar videon e momentit kur Dardani mposhtë garuesin slloven për medaljen e bronztë.

Bashkë me Dardanin në Poloni ishte Anton Cena, që i qëndroj afër gjatë kompeticionit. /Indeksonline/