19:47 / E Diele, 12 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Sulm me raketa në një spital në Gaza, vjen reagimi i ashpër i SHBA-ve

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan vuri në dukje shqetësimet izraelite se Hamasi po përdorte spitalet dhe infrastrukturën civile “për komandim dhe kontroll, për ruajtjen e armëve [dhe] për të strehuar luftëtarët e tyre”.

“Duke thënë kështu… Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin zjarre në spitale, ku njerëz të pafajshëm, pacientë që marrin kujdes mjekësor, përfshihen në mes të luftës”, tha ai për CBS.

Sullivan vazhdoi të fliste për rolin e SHBA-së në negocimin e lirimit të pengjeve të kapur nga Hamasi, disa prej të cilëve janë shtetas amerikanë.

Ai tha se negociatat “janë duke u zhvilluar midis Izraelit dhe Katarit, i cili po komunikon me Hamasin” dhe se SHBA është “shumë e përfshirë në ato diskutime”.

Këto reagime erdhën pas një sulmi në drejtim të spitalit Al-Ahli, ku raportohet edhe për të vrarë.